Reshjet e borës, FSHF anulon ndeshjet e së dielës

Moti i keq, me reshje të dendura dëbore që ka përfshirë vendin prej ditës së djeshme ka detyruar Federatën Shqiptare të Futbollit të anulojë të gjitha ndeshjet e parashikuara për t’u luajtur ditën e diel.

Kështu, FSHF përmes një deklarate për shtyp, njofton shtyrjen e ndeshjeve të Kategorisë së Dytë dhe të gjitha niveleve të kampionatit të moshave.

Data e zhvillimit të këtyre ndeshjeve do të njoftohen në ditët në vazhdim.