Rikthehet Ebola në Afrikë, 3 të vdekur në Guine

ebola 600x338

Tre persona kanë humbur jetën nga Ebola, ndërsa 5 të tjerë kanë rezultuar pozitivë në Guine, bënë të ditur autoritetet vendase të shëndetësisë. Këto janë rastet e para që prej vitit 2016 në Afrikën Perëndimore. Pacientët u sëmurën me diarre, të vjella, gjakderdhje, pas pjesëmarrjes në një ceremoni mortore.

Personat e infektuar janë vendosur menjëherë në izolim. Ndërkohë, nuk është e qartë nëse personi që u varros më 1 shkurt, një infermier në një qendër shëndetësore lokale, kishte ndërruar jetë gjithashtu nga Ebola.

Shpërthimi i fundit i madh i Ebolës në Afrikën Perëndimore filloi në Guinea. Ai u mori jetën të paktën 11300 personave, me pjesën më të madhe të rasteve në Guinea, Liberi dhe Sierra Leone.

Këta persona janë testuar për herë të dytë për të konfirmuar nëse janë pozitivë, ndërsa punonjësit e shëndetësisë po punojnë për të gjurmuar dhe izoluar kontaktet e rasteve.

Ndërkohë, është bërë e ditur se Guinea ka kontaktuar me OBSH-në për të marrë vaksinat ndaj Ebolës, të cilat kanë ndikuar ndjeshëm vitet e fundit për eliminimin e të infektuarve me këtë virus.