Tre gola nga Aubameyang rikthejnë Arsenalin te fitorja, “ngec” United

arsenalll 1100x620

Pas dy humbjeve radhazi në Premier League, Arsenali është rikthyer te fitorja dhe këtë e ka bërë ndaj Leeds ku triumfoi 4-2.

“Topçinjtë” realizuan 3 gola që në pjesën e parë, ku në një prej tyre asistoi edhe Granit Xhaka. Me të nisur pjesa e dytë, Aubameyang shënoi edhe golin e tretë të tij dhe të katërtin për Arsenal. Leeds reagoi dhe shënoi dy gola, të cilët në fund nuk mjaftuan.

Më herët, këtë të diel, Manchester United u ndal sërish në një barazim 1-1 në transfertë ndaj West Brom.

Aktualisht, Premier League udhëhiqet nga Manchester City me 53 pikë, 7 më shumë se United i vendit të dytë, i cili ka edhe një ndeshje më shumë.