Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Ulen për herë të parë në 100 ditë rastet ditore në SHBA, administrohen 50 mln doza të vaksinave

Nga A2 CNN
14 Shkurt 2021, 08:27 | Bota
Ulen për herë të parë në 100 ditë rastet ditore

Për herë të parë në 100 ditë, Shtetet e Bashkuara regjistrojnë mesatarisht më pak se 100 000 raste të reja të koronavirusit në ditë: kjo është ajo që del nga Universiteti Johns Hopkins. CNN e raporton atë.

Aktualisht, mesatarja ditore e infeksioneve të reja në SHBA, e llogaritur gjatë shtatë ditëve është 96 609, niveli më i ulët që nga 3 nëntori i kaluar. Në të njëjtën kohë, mesatarja ditore e vdekjeve është 3024, një rritje prej më shumë se 200% që nga nëntori.

Nga 3 nëntori 2020, deri të premten e kaluar, rastet e reja të koronavirusit kanë qenë 18 141 364, përfshirë 248 148 vdekje.

Në Shtetet e Bashkuara janë administruar deri më tani mbi 50 milionë doza të vaksinave Covid. Kjo është njoftuar nga Agjencia Amerikane për Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), sipas raporteve nga CNN.

Dozat e administruara janë 50 641 884, e barabartë me afërsisht 72% të 69 883 625 dozave të shpërndara deri më tani në vend.

Të dhënat nga CDC tregojnë se mbi 37 milionë njerëz kanë marrë të paktën një dozë deri më tani.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu