
Universiteti i Oksford dhe kompania AstraZeneca njoftuan se shumë shpejt do të nisin testimin e vaksinës së tyre kundër koronavirusit dhe te fëmijët.
Të paktën 300 vullnetarë janë regjistruar deri tani për të marrë dozën e parë në fund të muajit shkurt. Kërkuesit kanë si qëllim të zbulojnë nëse vaksina krijon një përgjigje të fortë imune te fëmijët nga 6 deri 17 vjeç.
Aktualisht, vaksina e krijuar nga Oksford dhe AstraZeneca është e dyta që po përdoret në Britaninë e Madhe pas asaj të Pfizer-BioNTech.
Personat që duan të marrin pjesë në këtë testim duhet të nënshkruajnë më para një pyetësor të shkurtër.