Voton Isa Mustafa: Qytetarët të zgjedhin ata që përforcojnë shtetin

Untitled collage 2021 02 14T105025.352 1100x620

Të drejtën e votës për zgjedhjet e parakohshme parlamentare e ushtroi dhe kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa.

Pasi hodhi fletën e votimit në kutinë e votimit, Mustafa ftoi qytetarët të votojnë për zhvillimin e vendit.

“Ftoj të gjithë qytetarët që të dalin dhe të votojnë. Shpresoj që të gjithë qytetarët të votojnë për përforcim të shtetit, për zhvillim të mëtutjeshëm ekonomik”, tha Mustafa, i cili shoqërohej nga bashkëshortja dhe djali i tij.