Zgjedhjet e Kosovës, serbët e Pejës të painteresuar, pjesëmarrje e ulët në votime

Qetësia dhe pjesëmarrja e ulët janë dy elementet që kanë shoqëruar zgjedhjet në Pejë, shkak pandemia dhe kushtet atmosferike.

E njëjta situatë paraqitet edhe në njësinë administrative Gorazhdec të Pejës, zonë me shumicë serbe.  Njësia me 1700 votues, 8 kilometra nga Peja zhvilloi një proces zgjedhor të qetë, nën sigurinë e uniformave blu të Kosovës.  Lubisha Milianoviç, zëvendësdrejtori i shkollës “Janko Joviçeviç”, tregon për mikrofonin e A2 CNN se si ka vajtur procesi.

“Procesi zgjedhor ka qenë i qetë. Qendra e votimit u hap që në orën 7 të mëngjesit dhe procesi ka vijuar normalisht pa probleme”.

Lubisha Milianoviç, zëvendësdrejtori i shkollës “Janko Joviçeviç” i Gorazhdecit

Ashtu si edhe në qendrat e tjera të votimit pjesëmarrja ka qenë e pakët duke mos i kaluar 10%.

“Kjo qendër votimi ka rreth 1700 votues dhe deri më tani kanë marrë  pjesë 160 persona”, vijon Milianovic.

Ditën e votimit dëborë nuk ra në Peje por rrugët i kishte mbushur një natë më parë, gjë e cila ka ndikuar edhe në pjesëmarrjen e qytetarëve në zgjedhje.