Zgjedhjet në Kosovë, ambasada e SHBA: E ardhmja është në dorën tuaj

Untitled collage 2021 02 14T102259.507 1100x620

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë ka dalë me një mesazh në rrjetet sociale ditën e diel, ku fton qytetarët të votojnë në zgjedhje.

Selia e diplomacisë amerikane i kërkon qytetarëve që në këtë ditë Shën Valentini të tregojnë dashuri për vendin dhe të votojnë për të ardhmen e tyre.

“Në këtë ditë Shën Valentini tregoni dashurinë për vendin dhe familjen tuaj. Votoni. E ardhmja e Kosovës është në dorën tuaj”, shkruhet në postimin e ambasadës së SHBA.