Zgjedhjet në Kosovë, Bytyçi: Vetëvendosjes i duhet koalicion, sfidë zgjedhja e presidentit

Procesi zgjedhor në Kosovë dhe koalicionet e mundshme dhe fituesit janë diskutuar në studion e  A2 CNN me pedagogun dhe analistin Enver Bytyçi. Në këndvështrimin e tij Bytyçi vlerëson procesin zgjedhor në Kosovë duke e konsideruar edhe si shembull të standardit dhe demokracisë në zgjedhje për rajonin. Ai thotë se siç janë zgjedhjet do të jetë edhe qeverisja. Dhe në këtë aspekt kusht i demokracisë është përveç qeverisjes së mirë edhe një opozitë e fuqishme që nuk lejon autoritarizmin e pushtetit.

“Mendoj se Kosova po bëhet një shembull në rajon për standardin e demokracisë në zgjedhje. Pasi si të jenë zgjedhjet do të jetë edhe qeverisja. Kosova ka krijuar një traditë të mirë dhe janë zgjedhjet e treta ose të katërta që zhvillohen në mënyrë demokratike në Kosovë, pasi kusht i demokracisë është një qeverisje e mirë dhe një opozitë e fuqishme që mos lejojë që qeverisja të drejtohet drejt autoritarizmit”.

Faktori kryesor në këto zgjedhje Bytyçi konsideron Kurtin dhe Osmanin, ndërkohë që sqaron pse kandidaturat e PDK- së dhe LDK-së nuk ofrojnë besim të publikut.  Sipas tij dy janë faktorët që kanë çuar në daljen e merave të rinj.

“Janë disa faktorë që kanë çuar në daljen emrave të rinj. Është dalja e VV dhe Vjosa Osmanit të dyja këto figura diktuan që të rifreskohet kandidimi për postin e kryeministrit të Kosovës dhe faktori i dytë janë akuzat e Gjykatës Speciale në Hagë për disa udhëheqës të UÇK-së që kanë qenë në drejtimin e PDK dhe në krye të kësaj partie do të vinte një figurë e re si ajo e Hoxhajt. Megjithëse janë promovuar më parë në poste dhe publiku i njeh si figura dhe kanë dëshmuar aftësi qeverisëse dhe një lloj lidhjeje e inferioritet ndaj shefave e ish-shefave dhe publiku nuk ka krijuar besim të plotë për Hoxhajn dhe Hotin. Në LDK shihet Mustafa dhe ai udhëheq negociatat dhe do mënjanojë edhe Hotin siç mënjanoi edhe Osmanin. Vendimmarrja është te Mustafa dhe për sa kohë Mustafa dikton vendimmarrjen publiku nuk do të rikthejë besimin. Në PDK janë kandiduar edhe figura që janë kritikuar për korrupsion e sjellje arrogante dhe njerëz që nuk kanë reputacion sa i përket përballjes dhe raporti me krimin e korrupsionin në Kosovë.  Kjo është ajo që e ndaj logon e partive lufta ndaj krimit me korrupsionin ose bashkëpunimi me të. Nëse një parti politike kandidon elementë të tillë nuk ka besim të qëndrueshëm te elektorati”.

Një dallim që vëren Bytyçi në Kosovë është ndikimi që kanë ushtruar partitë përmes bastioneve përkundër Vetëvendosjes që ka ndikim te të rinjtë.

“Por ajo që dallon ka të bëjë me faktin se në Kosovë partitë kanë ushtruar ndikim përmes bastioneve, Haradinaj në Dukagjin, Thaçi në Drenicë e pak komuna, dhe LDK ka qenë më përphapur se lindi si lëvizje demokratike, kombëtare e atdhetare. LDK duke qenë si një lëvizje ndikimi i saj ishte shumë i gjerë, por kishte edhe disa bastione. VV ka ndikim te të rinjtë. Lexova një deklaratë të Hoti që thoshte se VV ka përçarë familjet, pasi të rinjtë votojnë VV. Interpretimi i tillë shpreh një mentalitet të vjetër. Në Kosovë nuk ka incidente sikurse ka ndodhur në vendin tonë”.

Bytyçi thekson se Vetëvendosja dhe Lista e Vjosa Osmanit do të kenë nevojë për koalicion, pasi është e pamundur që të marrin 61 deputetë në parlament. Sipas tij më afër Kurtit ka qenë Haradinaj, por ka konflikt për postin e presidentit, zgjedhjen e të cilit e konsideron një sfidë. Ndërkohë për Bytyçin PDK do të dalë forcë e dytë në zgjedhje, kurse largimi i Osmanit nga LDK e dëmton këtë parti.

“PDK besoj do dalë parti e dytë se taktita elektorale e saj ka qenë e zgjuar, sepse PDK ndryshe nga Nisma e Limajt nuk u mor me çlirimtarët ose ata që janë akuzuar në Hagë, e ka luajtur kartën e UÇK por nuk e ka patur devizë kryesore, por si as nën mëngë, kurse Nisma e nisi sloganin me çlirimtarët dhe për pasojë nëse do mbështesnin ata në Hagë do votohej Nisma. Edhe Haradinaj nuk e përdori këtë kartë. PDK ka elektorat më të qëndrueshëm sesa LDK.

LDK me largimin ose shkarkimin e saj e larguan, qëndrimet e saj nuk përkonin më me të zotit Mustafa dhe kjo do e dëmtojë LDK.  Programet politike nuk janë pengesë për bashkëpunim në Shqipëri e Kosovë.

Krijimi i një qeverie të re pas këtyre zgjedhjeve do të këkrojë një koalicion e pamundur që VV me listën e Osmanit të marrë 61 deputetë  nga 100 vende në parlament. Është e pamnundur të realizohet kjo. Vv do të duhet të ketë koalicion. Më afër me Kurtit ka qenë Haradinaj, por ka një konflikt në këtë mes, pasi Kurti e Osmani do të marrin një pjesë të votave të minoritetit, jo atij serb, i cili do të jetë në Kuvend. Ardhja e Haradinajt në qeverisje me Kurtin e Osmanin krijon konflikt për presidentin, por mendoj që pozicioni i presidentit është i përcaktuar. Kurti intervistë për mediat evropiane, Osmani amerikane dhe këtë e shoh si një përfaqësim të interesave të Kosovës dhe mendoj që do të ketë ndikim faktori ndërkombëtar për zgjedhjen e presidentit, hapi i parë kryeparlamentarit sfidë është zgjedhja e presidentit dhe mendoj që zoti Haradinaj mund të pranojë një pozicion tjetër më të rëndësishëm përveç presidentit. Unë mendoj që përjashtimi i Kurtit nga kandidimi për deputet është hap ligjor por jo legjitim, pasi legjitimiteti matet me besimin e qytetarëve, por nga pikëpamja legjitime, Kurti duhet të provonte veten për drejtësinë dhe padrejtësinë e tij”.

 Sipas tij Kurti ka besimin e ndërkombëtareve, ndërsa Hoti nuk është i besueshëm.

“Hoti nuk është i besueshëm. Hoxhaj nuk ka një performancë të tillë përfshirë Gjermanisë dhe Austrisë. Kurti është pranuar unanimisht nga vendet e BE dhe mesazhet e BE dhe SHBA jepen përmes medias dhe mbështetja europiane e Kurtit është e padiskutueshme. Kurti ka bërë një deklaratë të njëanshme në zgjedhjet e SHBA, duke u bërë thirrje shqiptarëve të votojnë Biden. Është i gatshëm të bashkëpunojë me administratën amerikane sa i takon dialogut me Serbinë, por administrata amerikane kërkon ta përmbyllë përmes një platforme”.