Zgjedhjet në Kosovë, deri në orën 11:00 kanë votuar 8,3% e votuesve

valdete daka 1100x620

Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) të Kosovës, Valdete Daka, ka bërë të ditur se deri në ora 11:00 kanë votuar 145 mijë e 650 votues.

Daka shtoi se deri tani nuk është raportuar për incidente.

“Deri në ora 11:00 kanë votuar 8,3 % të votuesve, apo 145 mijë e 650 votues. Procesi po vijon normalisht, nuk ka raportime për incidente”, u shpreh Daka.