Zgjedhjet në Kosovë, Ministri i Mbrojtjes: Janë ndër më cilësoret ndonjëherë

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Anton Quni, në një intervistë ekskluzive për A2, deklaroi se zgjedhjet e parakohshme që po mbahen sot janë më cilësoret që janë mbajtur deri më sot.

“Këto i cilësoj si një ndër zgjedhjet me më shumë kualitet, duke nisur nga debatet mes partive e deri te gatishmëria e qytetarëve”, u shpreh Quni.

Sipas tij, “Lidhja Demokratike e Kosovës është e gatshme të bashkëpunojë me të gjitha partitë me të cilat mund të përafrojë programin qeverisës”.

Në fund, ministri Quni u shpreh besimplotë se “të zgjedhurit e popullit do të jenë me profil të lartë atdhetar, politik e profesional”.