Zgjedhjet në Kosovë, Pacolli: Qytetarët e kanë humbur respektin për votën

14 SHKURT ZGJEDHJE KOSOVE LIVE P2 frame 125372 1100x620

Kreu i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli ishte i ftuar në studion e A2 në Prishtinë ku komentoi procesin zgjedhor për zgjedhjet e parakohshme dhe vijueshmërinë politike në Kosovë që pas pavarësisë.

Sipërmarrësi i njohur shprehu keqardhjen që mandatet e qeverive në Kosovë nuk kanë shkuar deri në fund. Sipas tij, kjo gjë, ka bërë që qytetarët të humbasin respektin për votën dhe ka dëmtuar imazhin e Kosovës në arenën ndërkombëtare.

“Më vjen keq për Kosovën që mandatet e qeverive nuk kanë shkuar deri në fund. Kjo nuk ka ndodhur për faj të qytetarëve, por për shkak të egos së politikanëve. Kjo e ka dëmtuar Kosovën që ka humbur rezonancën e rëndësisë së votës dhe qytetarët e kanë humbur respektin ndaj votës. Përqindja në votime është ulët. Dëshira e qytetarëve për të kontribuar në zgjedhje është zbehur”, tha Pacolli.