Zgjedhjet në Kosovë, Xhaçka: Ditë e madhe për shqiptarët për t’i treguar Evropës maturi

kuti vootimi kosove 1100x620

Gara elektorale në Kosovë po ndiqet me vëmendje edhe nga politika shqiptare. Është ministrja e Jashtme Olta Xhaçka, e cila në një postim në Facebook e konsideroi një ditë të madhe për Kosovën. Sipas saj, kjo është një ditë vendimtare për shqiptarët në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni e Veriut, Mal të Zi e kudo, për të treguar maturi dhe mençuri.

“Një ditë e madhe për Kosovën! Urojmë për një garë të qetë e qytetare siç e meritojnë qytetarët kosovarë. Kjo është një kohë vendimtare për shqiptarët në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni e Veriut, Mal të Zi e kudo. Një kohë për t’i treguar Europës e botës maturi e mençuri!”, shkruan Xhaçka.