Aksident zinxhir për shkak të akullit, makinat shpërthejnë në flakë

Një aksident i rëndë është regjistruar në një autostradë në Oklahoma të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku dhjetëra automjete janë përplasur me njëra-tjetrën si pasojë e ngricave dhe borës.

Në fillim, raportohet të jenë përplasur dy kamionçina, por bora kishte ulur shikueshmërinë në rrugë dhe shumë makina të tjera u aksidentuan më pas, madje disa prej tyre shpërthyen në flakë. Deri tani flitet për të paktën 7 të lënduar.

Pjesa më e madhe e Amerikës Qendrore është përfshirë prej disa ditësh nga një stuhi e fuqishme dëbore e cila ka prekur 200 milionë qytetarë.