Arrestohen 5 reporterë gjatë protestave në Birmani, SHBA-BE-MB apel për të ndalur dhunën

burma 2 1100x620

Pesë gazetarë u arrestuan gjatë një proteste në Birmani kundër puçit ushtarak, pasi forcat e sigurisë hapën zjarr ndaj demonstruesve. Sipas mediave lokale, protesta u zhvillua në qytetin e Mytkyina. Lajmi për arrestimin e pesë gazetarëve u publikua nga faqja 74 Media në Facebook.

Ndërkohë, ambasada amerikane në Birmani paralajmëron për lëvizje të trupave dhe ndërprerjet në komunikime.

“Ka indikacione të lëvizjeve ushtarake në Yangon dhe mundësinë e ndërprerjeve të telekomunikacionit gjatë natës, midis orës 01:00 të mëngjesit dhe 9:00 të mëngjesit. Qytetarët e SHBA-së në Birmani këshillohen të qëndrojnë në banesë gjatë ndalimit të orarit i cili shkon nga ora 8 deri në 4 të mëngjesit”, thuhet në profilin e ambasadës në Twitter .

Shtete e Bashkuara të Amerikës, Bashkimi Evropian dhe Mbretëria e Bashkuar u kanë bërë thirrje forcave të sigurisë që të përmbahen nga dhuna kundër demonstruesve, të cilët protestojnë kundër përmbysjes së qeverisë së tyre legjitime.

Ambasadorët në Birmani të SHBA-së, Kanadasë, Bashkimit Evropian dhe Mbretërisë së Bashkuar u bëjnë thirrje forcave të sigurimit në Burma që të mos përdorin dhunë ndaj demonstruesve që kanë protestuar kundër grushtit të shtetit për nëntë ditë.

“Ne dënojmë pa mëdyshje arrestimet e liderëve politikë, aktivistëve dhe civilëve, si dhe kërcënimet ndaj gazetarëve”, shtojnë ata.