Basha: Kosova tregoi pjekuri, pas 25 prillit do bashkëpunojmë me Vetëvendosjen

1 63 1100x620

Në një dalje për shtyp, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka përgëzuar të gjitha forcat politike në Kosovë pas zgjedhjeve të mbajtura atje.

Për kryetarin e opozitës shqiptare, të gjitha palët treguan maturi që nga fituesit e deri te humbësit që pranuan menjëherë rezultatin.

Pas 5 prillit thekson Basha ne do të punojmë ngushtësisht me qeverinë e Kosovës për të forcuar marrëdhëniet në të gjitha fushat. 

“Kosovën e presin sfida të mëdha përpara, ndaj ju uroj fituesve të zgjedhjeve Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit, Lëvizjen Vetëvendosje, por edhe partive të tjera politike që të bëjnë gjithçka për sfidat që po i presin për përmbushjen me sukses. Kam besim se do të bëjnë gjithçka në përmbushjen me sukses të pritshmërive të qytetarëve të Kosovës dhe në kapërcimin dhe përballjen me sfidat me qëllim që Kosova të vazhdojë rrugëtimin e saj të pandalshëm drejt integrimeve Euro-Atlantike dhe zhvillimit të saj ekonomik dhe social.”, u shpreh kryedemokrati.