Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Basha përgëzon Kurtin për fitoren: Procesi zgjedhor, model për rajonin

Nga A2 CNN
15 Shkurt 2021, 00:06 | Politikë
Basha përgëzon Kurtin për fitoren: Procesi zgjedhor, model

Lideri i Partisë Demokratike Lulzim Basha i ka uruar Albin Kurtit fitoren në zgjedhjet parlamentare të Kosovës, që sheh Vetëvendosjen bindshëm si forcë e parë, duke cilësuar procesin zgjedhor si një  “model demokracie për mbarë rajonin”.

“Urime VV, Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit për fitoren e zgjedhjeve. Kosova ka sfida të mëdha përpara. Jam i bindur se partia fituese e zgjedhjeve dhe partitë e tjera do të arrijnë t’i adresojnë dhe zgjidhin ato në të mirë të qytetarëve të Kosovës”.

https://www.facebook.com/lulzimbasha.al/posts/3939756162742202

Lideri demokrat deklaroi se do të jetë i lumtur të bashkëpunojë “ngushtësisht me qeverinë e re të Kosovës, si sa i përket proceseve të integrimit euroatlantik dhe vijimit të njohjeve ndërkombëtare, ashtu dhe për zhvillimin ekonomik të të dy vendeve tona”.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli