BE: Rrugëtimi europian i Kosovës kalon përmes normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë

BE  Rrugëtimi europian i Kosovës kalon përmes normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë 1100x620

“Bashkimi Europian mezi po pret formimin e Parlamentit, qeverisë dhe zgjedhjen e presidentit të ri të Kosovës”. Kështu shprehet në një mesazh në Twitter, Josep Borrel, Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Europian për Punët e Jashtme dhe Politikat e Sigurisë. “Do të vijojmë të mbështesim Kosovën në arritjen e progresit në rrugën europiane. Nevojiten reforma”, shkruan Borrel.

“Rrugëtimi europian i Kosovës kalon përmes normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë dhe Bashkimi Europian pret që Prishtina të angazhohet për dialogun e ndërmjetësuar nga BE dhe të shfrytëzojë këtë mundësi për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse”, thuhet gjithashtu në një deklaratë të përbashkët të Borrel dhe Komisionerit për Fqinjësinë e Mirë dhe Zgjerimin, Oliver Varhelyi.