Dëbora përfshin Stambollin, dëmtime në ndërtesa, shtyhen shkollat

stamboll 1100x620

Vazhdojnë reshjet e mëdha të borës që përfshinë Stambollin gjatë fundjavës dhe disa rajone të tjera të Turqisë. Sipas qendrës së koordinimit të emergjencave të bashkisë, në disa zona të metropolit dhe në Bosfor trashësia e borës ka arritur në 30 centimetra.

Ka shqetësime të shumta për popullatën në këto orë. Mbi 7000 punëtorë dhe 1350 automjete janë të përfshirë në përpjekjen për të rivendosur rrjetin rrugor dhe për të zgjidhur çështje të tjera kritike të shkaktuara nga moti e keq, i cili ka shkaktuar, ndër të tjera, shembjen e mbi 200 pemëve. Lundrime të shumta detare janë pezulluar gjithashtu.

Probleme janë regjistruar edhe në ndërtesa, si shembja e çatisë së një palestre në lagjen historike të Eyup në Bririn e Artë, në të cilën nuk raportohet për të lënduar, ndërsa u dëmtuan dhjetëra automjete.

Prefektura lokale gjithashtu ka shtyrë për të enjten rikthimin në shkollë të fëmijëve të kopshteve dhe çerdheve, i cili në pjesën tjetër të vendit ndodhi sot, si pjesë e një kthimi gradual të mësimdhënies në prani pas ndalimit për emergjencën Covid-19.

Sipas parashikimeve të ekspertëve, dëbora do të vazhdojë të bjerë në Stamboll të paktën deri nesër.