Dialogu me Serbinë, Bumçi: Kurti nuk duhet ta humbë këtë moment të artë, Biden ka lidhje personale dhe emocionale të fortë me Kosovën

BUMCI 1100x620

Ish-ministri i jashtëm Aldo Bumçi deklaron se pavarësisht planeve të tij, lideri i Vetëvendosjes Albin Kurti duhet ta shfrytëzojë menjëherë këtë moment për dialogun në Serbi.

Bumçi deklaroi në “Absolut 4” se kjo duhet bërë për dy arsye kyçe, e para sepse Biden ka një lidhje të fortë personale dhe emocionale me Kosovën dhe e dyta sepse Amerika dhe Europa janë në unison.

“Unë do thoja që me të drejtë zoti Kurti edhe individët bëjnë një plan të jetës së tyre por gjërat nuk vijnë sipas planit tonë dhe ne nuk mund ta nftyshojmë realitetin sepse kemi një plan.

Ky është një moment i mirë për Kosovën. SHBA-të janë partneri ynë strategjik por nuk ndodh dhe besoj se me kalimin e kohës edhe më rrallë do ndodhë që në Shtëpinë e Bardhë të ulet një person që ka një lidhje të fortë personale me Kosovën. Ky është fat. Miqësia me Amerikën është një marrëdhënie stratregjike  por që presidenti i Amerikës të ketë një lidhje personale, të jetë i angazhuar në Kosovë, por edhe një lidhje emocionale për shkak të historisë të së birit. Ky është një fat që nuk duhet të kalojë se unë kam një plan të brendshëm, dhe pastaj do dal me një plan të jashtëm. Kjo është e para. Kjo mundësi duhet kapur menjëherë.

E dyta, kemi Amerikën në unison me Europën. Nuk kanë qenë të tilla. Gjithçka është arritur në Kosovë kur Amerika dhe Kosova kanë qenë bashkë. Ne i kemi në harmoni. Atëherë nuk mundet që këtë moment të artë ta shtysh në Kohë. Nuk duhet ta shtysh. Është e veshtirë. Ke sfida të brendshme por ke dhe dialogun por siç thashë gjërat nuk vijnë siç i planifikojmë. Është një moment që Kurti dhe Osmani duhet ta shfrytëzojnë.”, u shpreh Bumçi në A2.