Digjen dy makina të parkuara në Paskuqan

makina ne flake 1100x620

Dy makina të parkuara janë përfshirë nga flakët në garazhin e një banori në Paskuqan. Nga të dhënat paraprake të policisë mësohet se zjarri ka rënë rreth orës orës 02:50, në rrugën “Azem Galica, në garazhin e shtetasit me iniciale E. H.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, ku aktualisht dyshohet se është ngjarje aksidentale.