Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Gjykata e Lartë refuzon kërkesën e ish-kryeprokurorit Llalla për përjashtimin e gjyqtares

Nga A2 CNN
15 Shkurt 2021, 15:28 | Aktualitet
Gjykata e Lartë refuzon kërkesën e ish-kryeprokurorit Llalla

Gjykata e Lartë ka refuzuar kërkesën e ish-Prokurorit të Përgjithshëm, Adriatik Llalla për të përjashtuar gjyqtaren kryesuese në gjyqin kundër tij në Gjykatën e Posaçme.

Pretendimi për përjashtimin e gjyqtares Daniela Shirka u bë nga avokati i Llallës në seancën e 29 janarit. Avokati pretendoi njëanshmëri nga kryesuesja, me pretendimin se ajo nuk mund të vijonte gjykimin në një kohë që çështja ishte dërguar në Gjykatën e Lartë.

Ky vendim i hap rrugë vijimit të procesit ndaj ish-kryeprokurorit në Gjykatën e Posaçme, ku ai po përballet me akuzën e “fshehjes dhe mosdeklarimit të pasurisë”, kryer në tri raste. Për këtë vepër, Kodi Penal parashikon dënim nga gjobë deri në 3 vite burg.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani