Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

Juventus në Champions pa Cuadrado e Arthur, Dybala në dyshim

Nga A2 CNN
15 Shkurt 2021, 15:43 | Futboll
Juventus në Champions pa Cuadrado e Arthur, Dybala në dyshim

Një shans për t’u ringritur menjëherë. Në Champions, në ndeshjen e parë kundër Portos. Ky është objektivi kryesor te Juventusi, pas disfatës në kampionat me Napolin. Skuadra e Pirlos ka mundësinë t'i japë një drejtim pozitiv sezonit, që deri më tani nuk ka qenë në nivelin e pritshmërive.

Në lojë është vendi në çerekfinalet e Champions League. Ambiciet e bardhëzinjve kalojnë nga Porto, njësoj si në vitin 2017. Nga ai duel në Oporto ecuria e Juventusit u mbyll në finale e Kardif, aty ku kampionët e Italisë u thyhen nga Reali i Cristianos, me CR7 që tashmë synon të udhëheqë bardhëzinjtë drejt majës së Europës.

Ylli portugez do të udhëheqë sulmin e Juventusit, por Dybala, lojtari vendimtar i katër viteve më parë është në dyshim. Te Juventusi mungojnë gjithashtu edhe Arthur e Cuadrado. Kolumbiani pësoi dëmtim muskulor ndaj Napolit dhe gjendja e tij mbetet për t’u vlerësuar, ndërsa mbetet për t’u parë si do të shkojë rikuperimi i brazilianit, mungesa e të cilit ka ndikuar në mesfushë.

Në stadiumin “do Dragão” do të luajnë Bentancur e Rabiot, me Chiesa e McKennie nga krahët. Në mbrojtje pritet rikuperimi i Bonuçit, që do të aktivizohet përkrah Chiellinit, me Danilo dhe Alex Sandro nga krahët. Në sulm, edhe pse pret lajme të mira nga Dybala, trajneri Pirlo do të aktivizojë Moratan përkrah Cristiano Ronaldos. Spanjolli kërkon të gjejë golin e parë për vitin 2021, për të qenë sërish vendimtar për bardhezinjtë.

E rëndësishme është që Juventusi të shënojë të paktën një gol në Portugali, me statistikat që janë në favor të italianëve. Në përballjet në Champions me Porton, bardhëzinjtë nuk kanë pësuar asnjë humbje, duke regjistruar tri fitore dhe një barazim, me gjashtë gola të shënuar dhe vetëm një të pësuar.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani