Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

KLGJ pezullon nga detyra gjyqtaren e Krujës, Enkeleda Hoxha

Nga A2 CNN
15 Shkurt 2021, 15:48 | Aktualitet
KLGJ pezullon nga detyra gjyqtaren e Krujës, Enkeleda Hoxha

Këshilli i Lartë Gjyqësor pezulloi nga detyra të hënën gjyqtaren e Krujës, Enkeleda Hoxha, gjatë mbledhjes së zhvilluar po këtë ditë.

“Gjatë mbledhjes, KLG u njoh me vendimin e marrë nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për magjistraten Enkeleda Hoxha, me detyrë gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Krujë. Pasi dëgjoi relatimin nga Komisioni Disiplinor, Këshilli me vendimin nr.53, pezulloi nga detyra magjistraten”, thuhet në njotimin e KLGJ.

https://a2news.com/2021/02/12/disa-muaj-survejim-fotot-qe-cuan-ne-arrestimin-e-gjyqtares-hoxha/

Enkeleda Hoxha dhe disa zyrtarë të Gjykatës së Krujës u arrestuan mëngjesin e 11 shkurtit, në bazë të një hetimi të nisur në SPAK. Në pranga ranë 10 persona, mes të cilëve edhe avokati Aldo Tabaku dhe kancelarja e kësaj gjykate, Manuela Mallkuçi, të akuzuar për korrupsion pasiv.

Gjyqtarja Enkeleda Hoxha është vënë në shënjestër kohët e fundit nga ILD, pasi akuzohet për lirimin e disa personazheve të njohur të botës së krimit në vend, mes të cilëve dhe Endrit Doklen.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu