Koronavirusi, 51 raste të reja në Maqedoninë e Veriut, 1 viktimë në Kosovë

maqedoni covid 1100x620

51 raste të reja dhe 9 viktima. Ky është bilanci i koronavirusit në Maqedoninë e Veriut.

Autoritetet njoftojë se janë shëruar 308 pacientë ndërsa mbeten aktive mbi 6100 raste.

Kështu, numri i përgjithshëm i të infektuarëve në Maqedoninë e Veriut shkon në mbi 97 mijë, dhe i viktimave në 2998.

Ndërkaq Kosova njoftoi në 24 orët e fundit janë konfirmuar 178 raste të reja dhe një viktimë nga koronavirusi.

Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë janë afro 6700 raste aktive.

Pas bilancit të sotëm, numri i përgjithshëm i të infektuarve me koronavirus në Kosovë arrin në mbi 64 mijë, ndërsa i viktimave në 1,545.