Kryeministri pret vaksinat e radhës në Rinas, Rama: Një vend mik na ka premtuar 360 mijë doza të AstraZeneca

as5k2 114 frame 2007 1100x620

Kryeministri Edi Rama është shfaqur sërish në aeroportin e Rinasit për të pritur dozat e radhës së vaksinave nga marrëveshja e arritur me kompaninë Pfizer, të cilat kësaj radhe ishin mbi 7000 të tilla.

Gjatë një konferencë përpara gazetarëve, kreu i qeverisë zbuloi se është arritur një marrëveshje me një vend mik për 360 mijë vaksina të kompanisë AstraZeneca, e cila pritet të zyrtarizohet në ditët në vijim.

“Jemi në komunikim për të arritur një marrëveshje me AstraZeneca dhe si ju kam thënë komunikimet janë në disa rrafshe. Komunikimet zhvillohen dhe me shtete të tjerë. Kemi marrë konfirmim nga një shtet mik për 360 mijë doza të vaksinës së kompanisë AstraZeneca që do të fillojnë të lëvrohen në muajin prill. Po e jap si informacion pa dashur të konfirmoj asgjë përderisa nuk kemi firmosur dhe vulosur marrëveshjen, pasi në një situatë që ndryshon çdo ditë, çdo fjalë mund të duket si propagandë. Konfirmimi vjen si rezultat i një komunikimi intensiv dhe shpresoj që në ditët në vijim të kemi një kontakt në nivel të lartë me qeverinë e këtij shteti dhe çdo gjë bëhet publike”, u shpreh Rama.