Kur një “fake news” del zbuluar brenda ditës

1 61 600x338

Një revistë australiane e quajtur “New Idea” po bën xhiron e botës për shkak të një lajmi të pavërtetë, të cilin e kishte vendosur në kopertinë nën titullin “Gjithçka mbaroi”.

Revista kishte publikuar një artikull të gjatë dhe të detajuar ku shpjegohej se Meghan dhe Harry janë ndarë dhe se gjithçka mes tyre ka marrë fund.

Si për ironi të fatit, ky lajm u publikua në të njëjtën ditë me lajmin se Meghan dhe princ Harry do të bëhen sërish prindër.

Kjo shënon herën e dytë që kjo revistë “godet” familjen mbretërore dhe veçanërisht princ Harryn. Në vitin 2008, “New Idea” raportoi se ai po shërbente me ushtrinë Britanike në Afganistan, dhe si rrjedhojë pas një muaji Harry e la shërbimin për shkak të shqetësimeve të sigurisë.

Asokohe revista kërkoi falje për artikullin ndërsa këtë herët thjesht fshiu artikullin.

Në rrjete sociale, kryesisht në Twitter, revista po ironizohet duke i ndryshuar titullin nga  “New Idea” në “No Idea”.