Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Marrëdhëniet Tiranë-Prishtinë, Milo: Ka pasur ndërhyrje dhe preferenca nga politikanët

Nga A2 CNN
15 Shkurt 2021, 22:55 | Kosova
Marrëdhëniet Tiranë-Prishtinë, Milo: Ka pasur ndërhyrje

Paskal Milo komentoi në “Absolut 4” dhe raportet mes Tiranës dhe Prishtinës dhe si pritet të jenë ato pas zgjedhjeve të 25 prillit që do të mbahen në Shqipëri.

Sipas historianit, marrëdhëniet mes dy vendeve tona duhet të ndjekin një vije dhe nuk duhet të ndryshojnë se kush forcë vjen në qeveri.

Milo pranoi se në disa raste ka pasur ndërhyrje të palejueshme nga politikanët e të dyja krahëve dhe preferenca të ndryshme.

“Në raportet mes Tiranës dhe Prishtinës. Pavarësisht kush do të fitojë zgjedhjet në Tiranë, e rëndësishme është që në marrëdhëniet me Kosovën mos ketë diferenca por një vijë lineare. Nuk duhet të ketë ulje ngritje mes marrëdhënieve të dy vendeve tona, kush forcë vjen në qeveri. Kemi pasur disa preferenca të politikanëve të Tiranës në raport me politikanët e Prishtinës dhe e kundërta, të cilat kanë kapërcyer kufirin e lejueshëm të një marrëdhënie konstruktive.

Dhe kjo marrëdhënie jo shumë parimore dhe transparente ka çuar dhe në ndërhyrje që për një pjesë të politikës ka qenë e palejueshme. Ndërhyrja më shumë është konceptuar në kuptimin e Tiranës në Kosovë dhe jo e kundërta. Madje mund të jetë keqkuptuar në Tiranë ndonjë rast i aktiviteteve të Vetëvendosje që kanë shkaktuar një ftohje mes kryeministrit Rama dhe Kurtit”, tha Milo.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani