Mbaroi afati, Komisioneri regjistron 16 parti për zgjedhjet e 25 prillit

MBULIM LETRA E CELIBASHIT PER KZAZ frame 897 1100x620

Janë 16 partitë që zyrtarisht do të marrin pjesë në zgjedhjet e 25 prillit në Shqipëri. Pas shqyrtimit të kërkesave për regjistrim nga ana e subjekteve zgjedhore, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve vendosi të regjistrojë  16 parti politike dhe një komitet nismëtar, për një kandidat të lidhur me lëvizjen Vetëvendosje.

Bëhet fjalë për 16 parti, si më poshtë:

1.            Partia Bashkimi Popullor i Pensionistëve Shqiptar;

2.            Partia Aleanca për Barazi dhe Drejtësi Europiane;

3.            Partia Kombëtare Konservatore Albania;

4.            Partia Lëvizja Punëtore Shqiptare;

5.            Partia Bashkimi Liberal Demokrat;

6.            Partia Socialiste e Shqipërisë;

7.            Partia Lëvizja Socialiste për Integrim;

8.            Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut;

9.            Partia Demokratike e Shqipërisë;

10.          Partia Republikane Shqiptare;

11.          Partia Aleanca Demokristiane e Shqipërisë;

12.          Partia Minoriteti Etnik Grek për të Ardhmen;

13.          Partia Nisma Thurje;

14.          Partia Social Demokrate;

15.          Partia Aleanca Kombëtare;

16.          Partia Demokracia Sociale;

Ndërkohë, është regjistruar edhe komiteti nismëtar që do të organizojë punën për paraqitjen e Iljaz Shehut si kandidat i lëvizjes Vetëvendosje, i propozuar nga zgjedhësit në zonën zgjedhore të qarkut të Lezhës.