Meta: Kosova shembull i shkëlqyer, qytetarët morën në dorë të ardhmen e tyre

meta 1100x620

Presidenti Ilir Meta ka uruar përmes një deklarate në rrjetet sociale qytetarët e Kosovës për zgjedhjet parlamentare të ditës së djeshme, të cilësuara si “një faqe të re në rrugëtimin e saj europian dhe konsolidimit të shtetit demokratik”.

Meta përgëzoi klasën politike kosovare “për shembullin e shkëlqyer të besimit te demokracia dhe vota e lirë, si dhe për standardet e suksesshme të arritura në zgjedhjet e djeshme parlamentare”, duke nënvizuar se qytetarët “sfiduan kushtet e vështira atmosferike dhe pandeminë COVID-19, për të marrë në dorë fatet dhe për të vendosur të ardhmen e tyre”.