Ministrja e Arsimit, Evis Kushi, infektohet me koronavirus

kushi 1100x620

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi, rezulton e infektuar nga koronavirusi. Lajmin e ka dhënë vetë ministrja përmes një postimi në Facebook, ku shkruan se është karantinuar dhe po ndjek udhëzimet e mjekëve. Ajo thotë se do të përmbushë

“Pas testimit për COVID-19, ju informoj se kam rezultuar pozitive. Aktualisht, jam karantinuar, duke ndjekur të gjitha udhëzimet e mjekëve dhe do të vazhdoj t’i përmbush detyrat nga shtëpia.

Ju bëj thirrje të gjithëve, të respektoni të gjitha rregullat dhe protokollet në fuqi, për parandalimin e përhapjes së virusit. Uroj shumë shëndet për ju dhe familjet tuaja!”, shkruan Kushi.

Dy ditë më parë ministrja njoftoi mbylljen e arsimit parauniversitar në vend për shkak të kushteve të këqija të motit.