Nënshkruhet marrëveshja, salla e koncerteve në Universitetin e Arteve kushton 3.7 milionë euro

ioi 1100x620

Lidhet marrëveshja mes Ministrisë së Kulturës dhe TAP për bashkëfinancimin e restaurimit të sallës së koncerteve tek Universiteti i Arteve.

Ky projekt do të kushtojë 3.7 milionë euro, prej të cilave TAP do të financojë 1.7 milion euro.

Punimet për rindërtimin e këtij korpusi universitar kane nisur prej shtatorit të 2019, por tanimë është koha e sallës së koncerteve. Në universitetin e Arteve nuk është ndërhyrë që prej vitit 1990.