Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 100%
  • Zonat malore 0%
  • Qendrat historike 0%

"Një ditë borë bllokoi vendin", Hajdari: Keni 30 vite që bëni gosti me taksat e shqiptarëve

Nga A2 CNN
15 Shkurt 2021, 11:58 | Politikë
"Një ditë borë bllokoi vendin", Hajdari: Keni 30 vite

Bllokimin e vendit nga bora, Rudina Hajdari e cilësoi si ilustrimin e fundit të mungesës absolute të shtetit. Nga foltorja e Parlamentit, ajo akuzoi klasën e vjetër politike se ka abuzuar me taksat e shqiptarëve, që në vend të shkonin për infrastrukturën, janë bërë vila për pushtetarët e radhës.

“Mjaftoi një ditë e vetme me borë që i gjithë vendi të bllokohej. Shqiptarët që punojnë dhe paguajnë taksat, pyetja për ta është e thjeshtë; Kur do ngopeni? Se keni 30 vite, herë Fatosi me Edin dhe Ilirin, herë Saliu me Ilirin dhe Lulin, herë Fatosi me Edin pa Ilirin, keni 30 vite që ju bëni gosti me taksat e shqiptarëve. Sa taksa kanë paguar shqiptarët do të mjaftonin për të na e bërë jetën më të lehtë, por kanë shërbyer për të bërë jetën tuaj luksoze. Lekët e tyre nuk përkthehen në vepra publike, por për vila e pushime luksoze për ju. Ajo që po ndodh në Shqipëri do t’i ngjasojë Kosovës. Shqiptarët do t’i kthejnë sytë nga e ardhmja dhe do të shkëputen nga e shkuara”.

A2 CNN Livestream

Dita jonë