Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

Organizata Botërore e Tregtisë do të drejtohet për herë të parë nga një grua

Nga A2 CNN
15 Shkurt 2021, 18:22 | Bota
Organizata Botërore e Tregtisë do të drejtohet për herë

Nigerania Ngozi Okonjo-Iweala është gruaja e parë që do të drejtojë Organizatën Botërore të Tregtisë që nga krijimi i këtij mekanizmi.

66-vjeçarja mori mbështetjen për të marrë këtë post të rëndësishëm nga pjesë më e madhe e 164 vendeve që përbëjnë OBT.

Në fjalën e saj të prezantimit, Okonjo-Iweala, u shpreh se prioritet i punës së saj do të jetë adresimi i pasojave ekonomike që shkaktoi pandemia e koronavirusit.

“Organizata jonë përballet me shumë sfida, por duke punuar së bashku, ne mund ta bëjmë OBT-në më të fortë dhe më të përshtatshme me realitetet e sotme”, tha ajo.

Emërimi i Ngozi Okonjo-Iweala erdhi pasi presidenti Joe Biden miratoi kandidaturën e saj, e cila ishte bllokuar nga ish-presidenti amerikan, Donald Trump.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani