Pasojat pas reshjeve, Korçë, autoambulanca ngec në dëborë, e shtyjnë qytetarët

Jo vetëm në fshatra dhe periferi të largëta, reshjet e shumta të borës kanë vështirësuar situatën edhe brenda qytetit të Korçës.

Dëshmi e kësaj janë dhe këto pamje, ku autoambulanca shkon për të marrë një pacient afër zonës së njohur si “Trekëndëshi”, por ngec në borë. Është dashur ndihma e personave përreth për të nxjerrë ambulancën nga akulli.

I gjithë qarku i Korçës ditën e sotme është pushtuar nga akulli, ndërsa numri i borëpastrueseve është i vogël dhe në shumë akse rrugore ka munguar kriposja.