Pritet të vijnë sot në Shqipëri 7000 doza të tjera të vaksinës Pfizer

vaksina pfizer 1100x620
Pajisja me të cilën do të ruhen vaksinat gjatë transportit. Ruan temperaturën deri në -86 gradë celsius

Në bazë të marrëveshjes me kompaninë farmaceutike Pfizer, pritet të vijnë sot në vendin tonë 7000 doza të tjera të vaksinës kundër Covid.

Lajmin e njoftoi dy ditë më parë kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, sipas të cilit, brenda këtij muaji pritet të vije sasia e 40 mijë vaksinave që ishte premtuar që në fillim.

Sipas Bratajt, vendi ynë ka një kontratë me 500 mijë vaksina të Pfizer dhe 1 milionë e 140 mijë me COVAX, që kanë filluar të lëvrohen. Pra janë 800 mijë persona te paktën, me të dyja dozat, që janë të garantuara që do vaksinohen.