Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 100%
  • Zonat malore 0%
  • Qendrat historike 0%

PSD e Tom Doshit regjistrohet me emrin e një kryetari tjetër

Nga A2 CNN
15 Shkurt 2021, 13:25 | Politikë

Partia Social Demokrate, është regjistruar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, për të marrë pjesë në zgjedhjet e 25 prillit.

Në kërkesën e regjistrimit të datës 9 shkurt, drejtuar KQZ-së, nënshkrimi në fund ishte nga Tom Doshi, i cili njihej edhe si kryetar i kësaj Partia. Por, pasi KQZ kishte refuzuar regjistrimin për mangësi dokumentacioni, në datën 12 shkurt, PSD ka dërguar një tjetër kërkesë në KQZ, këtë herë të nënshkruar nga një tjetër kryetar, Engjëll Bejtja.

Tom Doshit i është bllokuar hyrja në Shtetet e Bashkuara të Amerikës prej vitit 2018, për “korrupsion madhor”, sipas deklaratës së atëhershme të Departamentit të Shtetit. Ambasadorja amerikane, Yuri Kim, solli pikërisht shembullin e Doshit kur u kujtoi partive shqiptare që të mos fusin në listat e kandidatëve për deputetë persona të inkriminuar.

A2 CNN Livestream

Dita jonë