Rama: Uroj që vullneti i popullit të mishërohet në një kapitull të ri për Kosovën

rama uron kurtin 1100x620

Pak minuta pas përfundimit të numërimit të të gjitha votave në Kosovë, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, reagoi, duke uruar fituesin e zgjedhjeve.

“Përshëndetje të gjitha forcave politike në Kosovë dhe posaçërisht fituesve të qartë të zgjedhjeve, Lëvizjes Vetëvendosje, me urimin që vullneti i popullit të Kosovës të mishërohet në një kapitull të ri për Kosovën, me qeveri të qëndrueshme, dialog konstruktiv ndërpartiak, zhvillim ekonomik dhe social”, shkroi Rama në një postim në Twitter.