Spektakël qiellor, meteori shpërthen mbrëmjen e Shën Valentinit

Një ngjarje e pazakontë është regjistruar në Australi, mbrëmjen e Shën Valentinit.

Kamerat kanë kapur momentin kur një metor në rënie shpërthen sapo futet në kontakt me atmosferën.

Banorët e Melburnit thanë se shijuan një spektakël qiellor, që ua bëri më interesant bllokimin pesë-ditor në të cilin ndodhet qyteti.

Mediat vendase raportuan se meteori u pikas rreth orës 10.40 të mëngjesit.