Vijon ende stuhia e dëborës, në aksin Qafë Thanë-Doganë e hapur vetëm një korsi

Bora qafe thane2 1100x620

Aksi Qafë Thanë-Doganë vijon ende të jetë problematik. Pavarësisht punës që është bërë, gjatë natës është hapur vetëm një korsi, por kalojnë vetëm mjete 4×4, ndërsa në doganë ka ende mjete të vogla që presin të kalojnë. Sot në mëngjes, vijon ende stuhia e dëborës.

Ndërkohë që policia është stacionuar në zonë duke mos lejuar qarkullimin e mjeteve pasi është e rrezikshme. Mbetet e paqartë se çfarë ka ndodhur me njerëzit që ishin mbrëmë në doganë, nëse janë kthyer në Strugë apo jo. Vijon puna, por stuhia e bën të vështirë.