Vlorë, të martën mbërrijnë dozat e para të vaksinave për personelin shëndetësor

MB gati vaksinimi ne Vlore frame 0 1100x620

Ambientet e pallatit të sportit në Vlorë janë gati për nisjen e vaksinimit kundër Covid-19. Prej së martës pritet që procesi i vaksinimit të nisë edhe në qytetin e Vlorës me mbërritjen e dozave të para të vaksinës.

Vendi i përcaktuar nga autoritetet e shëndetit publik, do të jetë pallati i sportit. Mësohet se fillimisht do të jetë personeli mjekësor që do të marrë vaksinat e para.

Që nga 11 janari, kur nisi vaksinimi në Tiranë për personelin mjekësor, Vlora do të jetë qyteti i parë pas Tiranës që do të nisë vaksinimin kundër virusit që ka mbërthyer botën prej më shumë se një viti.