Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Zgjedhjet në Kosovë, numërohen rreth 99% e votave, Vetëvendosje kryeson me 48,17%

Nga A2 CNN
15 Shkurt 2021, 10:47 | Kosova
Zgjedhjet në Kosovë, numërohen rreth 99% e votave,

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka numëruar rreth 99% të votave nga 2336 vendvotime. Sipas zëdhënësit të KQZ-së, Valmir Elezi, kanë mbetur pa u procesuar vetëm edhe 46 vendvotime.

Deri tani, Vetëvendosje kryeson me 48,17%. Pas saj është Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 17,35%. Ndërsa partia e tretë është Lidhja Demokratike e Kosovës ( LDK) me 13,18%. Kurse Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka marrë 7,42% dhe Nisma 2,59%.

Këto janë rezultatet preliminare e të cilat nuk përfshijnë votat me kusht, votat me postë edhe votat e personave me nevoja te veçanta.

A2 CNN Livestream

Dita jonë