Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

3 raketa mbi bazën e koalicionit në Erbil, vritet një kontraktor civil dhe plagoset një ushtar amerikan

Nga A2 CNN
16 Shkurt 2021, 07:48 | Bota
3 raketa mbi bazën e koalicionit në Erbil, vritet një kontraktor

Tri raketa u lëshuan mbrëmë mbi aeroportin e Erbilit në Kurdistanin irakian dhe njëra prej tyre u rrëzua në një zonë rezidenciale pranë një baze ushtarake, ku ndodhen trupa të huaja të koalicionit të udhëhequr nga SHBA, duke vrarë një kontraktor civil, që mendohet të jetë amerikan. Për pasojë u plagosën edhe pesë persona, përfshirë një ushtar amerikan.

Sipas televizionit kurd Rudaw, raketat u lëshuan nga rrethi Hamdaniya. Sekretari i Shtetit të SHBA-së, Antony Blinken bëri thirrje për të hetuar sulmin dhe premtoi të pyesë ata që janë përgjegjës për të.

"Ne jemi të zemëruar nga sulmi me raketa në rajonin e Kurdistanit irakian", tha ai në një deklaratë.

"Unë kontaktova kryeministrin e Qeverisë Rajonale të Kurdistanit, Masrour Barzani, për të diskutuar çështjen dhe për t'u zotuar që të mbështesë të gjitha përpjekjet për të hetuar dhe për t’i kërkuar llogari përgjegjësve”, shtoi ai.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani