400 kg heroinë nga Dubai kapen në Bullgari

droge 1100x620

400 kg drogë e llojit heroinë është kapur në portin e qytetit Varna në Bullgari.

Autoritetet raportuan se vlera e ngarkesës arrin në 22 milionë dollarë dhe kishte destinacion një kompani bullgare, pronari i të cilës u arrestua.

Droga u gjet e fshehur në një anije që transportonte materiale ndërtimi dhe udhëtonte nga Dubai.

Bullgaria gjendet në të ashtuquajturën Rruga Ballkanike e trafikut të drogës, e cila përdoret nga grupet kriminale për të furnizuar Perëndimin me drogë nga Azia dhe Lindja e Mesme.