Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

"Absolut 4", Rrjeta e SPAK

Nga A2 CNN
16 Shkurt 2021, 22:55 | Aktualitet
"Absolut 4", Rrjeta e SPAK

Arrestimi i gjyqtares së Krujës, Besnik Muçi: Çështja u mediatizua, për gjyqtaren kishte hetim disiplinor

Në emisionin “Absolut 4” në A2 u diskutua mbrëmjen e së martë për çështjen e arrestimit të gjyqtares së Krujës, Enkeleida Hoxha dhe mjekut Ervin Prifti, në kuadër të një hetimi të SPAK.

Ish-gjyqtari dhe anëtari i Gjykatës Kushtetuese Besnik Muçi deklaroi se kjo çështje mori disa ngarkesa mediatike. Ai u tregua skeptik dhe ndaj institucioneve të reja të drejtësisë të cilat sipas tij kishin hapur një procedim disiplinor ndaj gjyqtares në fjalë dhe për 6 muaj nuk e mbyllën atë.

“Të gjithë zhvillimin e këtyre ditëve e kam parë në një plan më të gjerë se si po funksionojnë institucionet. A po funksionojnë? Më lehtë është ta arrestosh një gjyqtar sesa ta procedosh disiplinarisht. I gjithë opinioni është informuar sikur janë liruar disa emra të krimit. Të mos i japim ngarkesa mediatike rastit.

Një gjyqtare për të cilën ka filluar mbi 6 muaj procesi disiplinor dhe që nuk ka përfunduar ende. Përse duhet ta lejojnë të shkojë deri këtu. Organi disiplinor duhet të kishte reaguar menjëherë. Institucionet e reja që krijuam ne tregoi që nuk kishte efikasitet. Marrja e masës disiplinore mund të shmangte dhe veprimet e tjera”, tha Muçi.

A po bëhet drejtësi me regji? Hyseni: Ka nga ata që e mbështesin reformën ditën dhe janë kundër natën

Deputeti socialist Alket Hyseni komentoi në “Absolut 4” dhe deklaratën e presidentit Ilir Meta për çështjen e arrestimeve në gjykatën e Krujës dhe mjekut Prifti që të mos bëhet drejtësi me regji.

Sipas anëtarit të Komisionit të Ligjeve reforma në drejtësi është shumë komplekse, por po funksionon. Ai shtoi se shumë faktorë kanë qenë kundër saj dhe janë përpjekur ta pengojnë atë dhe nënvizoi se tashmë prokurorët dhe gjyqtarët janë të pavarur. (Lajmi i plotë)

Dosjet 339 dhe 184, Hyseni: Rasti u inskenua dhe iu dha ngjyrim politik

Deputeti socialist Alket Hyseni komentoi në “Absolut 4” çështjen e dosjeve 339 dhe 184. Sipas Hysenit mazhoranca ka bërë thirrje për hetim të thellë por shqyrtimi i dosjeve nuk u nis nga drejtësia e re.

Hyseni thekson se mazhoranca tjetër inskenoi rastin dhe i dha ngjyrim politik, teksa nënvizon se PS distancohet nga personat e lidhur me krimin dhe se këtë standard do të mbajë deri në fund. (Lajmi i plotë)

Arrestimi i gjyqtares dhe mjekut, Gjokutaj: SPAK nuk është ende ai që presim

Avokati Genc Gjokutaj ishte me mendimin se operacioni i fundit i SPAK që çoi në arrestimin e gjyqtares së Krujës dhe mjekut kardiolog po përdoret nga mazhoranca si sukses për fushatën elektorale që pritet të fillojë shumë shpejt.

Sipas avokatit, SPAK nuk është akoma ai që presin njerëzit, pasi ende nuk po godet korrupsionin në nivele të larta. (Lajmi i plotë)

Gjokutaj në “Absolut 4”: Politika ka menduar më herët për disa kryesues të drejtësisë

Avokati Gjokutaj ka lëshuar akuza të ashpra në “Absolut 4” për mënyrën sesi u realizua reforma në drejtësi në vend.

Sipas tij, nuk duhet ta bënte politika vettingun e drejtësisë, por anasjelltas. Ai hodhi dyshime se politika ka menduar më herë për ata që do të dërgojë në krye të drejtësisë së re. (Lajmi i plotë)

A2 CNN Livestream

Dita jonë