Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Arrestimi i gjyqtares dhe mjekut, Gjokutaj: SPAK nuk është ende ai që presim

Nga A2 CNN
16 Shkurt 2021, 22:23 | Aktualitet
Arrestimi i gjyqtares dhe mjekut, Gjokutaj: SPAK nuk është ende ai

Avokati Genc Gjokutaj ishte me mendimin se operacioni i fundit i SPAK që çoi në arrestimin e gjyqtares së Krujës dhe mjekut kardiolog po përdoret nga mazhoranca si sukses për fushatën elektorale që pritet të fillojë shumë shpejt.

Sipas avokatit, SPAK nuk është akoma ai që presin njerëzit, pasi ende nuk po godet korrupsionin në nivele të larta.

“Mjekë dhe gjyqtarë janë arrestuar dhe vite të tjera, por tashmë po shitet si një sukses. SPAK po merret akoma me gjyqtarë rrethesh. SPAKU sot po krahason vrasësin me pagesë me mjekun, nuk po justifikon veten, këto nuk janë suksese. Sepse sistemi i krijuar i përfaqësuar nga z.Hyseni, nuk mund të luftohet me një mjek dhe një gjyqtare.

Këta duan ta kalojnë këtë punë se janë në fushatë, por nuk mund të godasin dot veten. 8 vjet në pushtet korrupsioni ka një emër. Edhe kryeministri e pranon që ka korrupsion, por atë nuk e bëjnë zogjtë, por personat, vendimmarrësit. Këta që ka lëshuar ajo gjyqtarja rigjykohen dhe merren prapë e futen në burg. Është një turp i madh që të diskutohet rasti i mjekut sepse të krahasosh një profesor doktor me Tiren... Merremi me një mjek që ka shpëtuar jetë. SPAK akoma nuk është ai që presim. Korrupsioni lidhet me rrogat, pagat, GDP, kurrikulat e të emëruarve, me probleme shumë madhore”, u shpreh Gjokutaj.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani