Basha: E nisëm rrugëtimin europian me 3 kushte, Rama i çoi në 15

basha me shoq civile frame 1406 1100x620

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, thotë se me ardhjen në pushtet të PD, do të bëhet gjithçka për të arritur integrimin e shumëpritur europian të vendit.

“25 prilli nuk është thjesht një garë elektorale, por është dhe një udhëkryq në të cilin do të vendoset nëse Shqipëria do të çojë deri në fund rrugëtimin e saj europian. 8 vite më parë e nisëm rrugëtimin me 3 kushte, ky kryeministër i ka çuar në 15 kushte”, shkruan Basha në Twitter.

Gjatë paradites, kreu i opozitës ishte në një takim me përfaqësues të shoqërisë civile, ku në fokus ishte pikërisht integrimi europian i vendit.