Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

Basha-Ramës: Ik rri me familjen tënde, Shqipëria me ty ka mbetur në vendnumëro

Nga A2 CNN
16 Shkurt 2021, 21:01 | Politikë
Basha-Ramës: Ik rri me familjen tënde, Shqipëria me ty ka mbetur

Lulzim Basha ka reaguar menjëherë pas një postimi të kryeministrit Rama që tregon arsyet përse kërkon një mandat të tretë në krye të qeverisë së vendit.

Kreu i PD i bën thirrje kryeministri të largohet pasi sipas tij vendi ka mbetur në vendnumëro pas asnjë të ardhme dhe shpresë.

“Ekonomia ka ngecur. Premtove ulje taksash dhe çmimesh por dështove dhe i rrite taksat dhe koston e jetës për çdo shqiptar.

Punësimi ka ngecur. Premtove 300 mijë vende pune por dështove dhe largove qindra mijë nga puna.

Shëndetësia ka ngecur. Premtove shëndetësi falas dhe e çove në kolaps e i grive shqiptarët nga xhepat para dhe gjatë pandemisë.

Hyrja në Europë ka ngecur.

Premtove hapjen e negociatave para 8 vitesh dhe vetëm sa shtove kushtet prej dështimeve të tua.

Edi ti kishe 8 vjet pushtet si askush para teje dhe pas 8 vjetësh vendi ka ngecur vendnumëro.

Shqipëria nuk e ka luksin të të japë edhe 4 vite të tjera, që të përfundojë sërish si në fund të këtyre 4 viteve. Ngecur vend numëro, pa të ardhme, pa shpresë, pa ëndrra.

Ik rri me familjen tënde.  Shqipëria do të ecë para dhe tani që të gjithë e dinë se kjo nuk mund të ndodhë me ty”, shkruan mes të tjerash Basha.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani