Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Bazuar te një ligj i pas Luftës Civile, Trump paditet për komplot

Nga A2 CNN
16 Shkurt 2021, 19:10 | Bota

Ish-presidenti Donald Trump dhe avokati i tij, Rudy Giuliani, janë paditur në një gjykatë federale ku akuzohen për komplot me grupet e ekstremit të djathtë, “Proud Boys” dhe “Oath Keepers”, për të nxitur kryengritjen e 6 janarit në Uashington.

Padia është ngritur nga demokrati Bennie Thompson, kreu i Komisionit të Sigurisë Kombëtare në Kongresin amerikan, duke u bazuar te një ligj i epokës së pas Luftës Civile Amerikane, i miratuar për të luftuar dhunën dhe intimidimet e Ku Klux Klan.

Nëse padia pranohet, atëherë mund të dalin në dritë detaje dhe dëshmi që nuk u bënë publike gjatë gjyqit në Senat. Thompson evidenton në padi fjalët e përdorura nga Trump në fjalime dhe postime në rrjetet sociale, që, sipas tij, kanë mobilizuar dhe shtyrë mbështetësit që të sulmojnë Kongresin për të ndaluar certifikimin e zgjedhjeve presidenciale.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani