Diskutohet sot në komision projektligji për sigurimin e detyrueshëm në transportin rrugor

MB KOMISIONET frame 79 1100x620

Qeveria ka vendosur të ndryshojë projektligjin për sigurimin e detyrueshëm në transportin rrugor për ta afruar atë me legjislacionin e BE-së.

“Ky projektligj synon uljen e shpenzimeve të marrjes në sigurim; rritjen e masës së dëmshpërblimit; përmirësimin e procedurave dhe afateve të trajtimit të kërkesave për dëmshpërblim dhe shkurtimin e kohës së dërgimit të kërkesës dhe plotësimit të saj të drejtpërdrejtë”, thuhet në relacionin shoqërues.

Por në anën tjetër, ai ka për synim edhe eliminimin e abuzimeve që bëhen në rast aksidenti nga kompanitë.

Ky projektligj diskutohet sot në orën 10 në komisionin për veprimtaritë prodhuese para se t’i kalojë Kuvendit.